Set Filxhanësh me Pjatëza – Ngjyra të Ndryshme
Set elegant filxhanësh për kafe, me dizajn modern dhe detaje të arta që i japin pamje luksoze tavolinës suaj. Seti vjen me ngjyra të ndryshme, ku secili filxhan ka ngjyrë unike, duke e bërë shumë të përshtatshëm për servirje të veçantë dhe dekorative.
Filxhanët kanë formë të bukur me vijëzime elegante, dorezë me detaje ari dhe pjatëz të përshtatshme për servirje me ëmbëlsira të vogla, çokollata apo llokum.
Detaje të produktit:
Set filxhanësh me pjatëza
Ngjyra të ndryshme në set
Dizajn elegant me detaje ari
I përshtatshëm për kafe, espresso apo kafe turke
Ideal për përdorim të përditshëm dhe për mysafirë
Kapaciteti: 90ml