Kavanoz Qelqi Borosilikat me Kapak Druri – 1000 ml
Kavanoz elegant dhe praktik për ruajtjen e produkteve të thata në kuzhinë. I punuar nga qelqi transparent borosilikat, me kapak druri dhe dorezë praktike, ka dizajn modern dhe natyral që përshtatet bukur me çdo ambient kuzhine.
Me kapacitet 1000 ml, është ideal për ruajtjen e kafesë, sheqerit, çajit, makaronave, biskotave, drithërave apo produkteve të tjera ushqimore.